Duke marrë shkas nga reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili denoncoi paktin mes PS-së dhe Opozitës për të kaluar sot në Kuvend draftin e Amnistisë Penale, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat pak minuta para nisjes së seancës plenare.

“Është lajm i mirë që Lulzim Basha është zgjuar herët sot”, ironizoi Bardhi.