Kryetari i PD-së ka denoncuar live në tv se në Durrës, Partia Socialiste ka kandidatë për deputetë dy persona, të cilët i ka diktuar krimi.

Basha nuk tregoi më tepër detaje rreth identitetit të tyre, por theksoi se ky është një sistem katastrofë.

“Në Republikën e vjetër kemi ndryshimet kushtetuese të 2008-s që unë nuk kam qenë shumë dakord. Na tregoi edhe një herë që rruga për në ferr të shkojë me qëllime të mira. Por çfarë ndodhi? Solli kriminelë në Parlament. Në Durrës, ka dy kandidatë të PS-së që i ka diktuar krimi, banditë. I dimë ne këto. Ky është sistem katastrofë. E ka shkatërruar lidhjen midis politikanit dhe qytetarit. E di ti që nuk kanë shkuar 3 vjet që të takojnë njerëzit. Po nuk deshën kundërshtarët e mi politikë do ta bëjë për qytetarët. Ke ardhur në çadrën e PD-së dhe të falënderoj. Shqiptarët kanë në dorë ta bëjnë këtë më 25 qershor. Unë jam i vendosur të ndryshojë”, deklaroi Lulzim Basha në studion e emisionit “Arena” të Dritan Hilës.