Protestat e paralajmëruara që fundvitin e kaluar duket se do të zhvillohen gjatë këtij muaji.

Për këtë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur pasdite në një takim në selinë blu kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Pjesëmarrës në takim ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Dy krerët e partive opozitare kanë paralajmëruar një protestë që do të zhvillohet në kryeqytet gjatë këtij muaji.