Gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë selisë së PD, Lulzim Basha u pyet për ftesën e Ramës për dialog për të zgjidhur ngërçin politik.
Duke iu referuar marrëveshjes së 17 majit, Basha tha se dialogu i tij me Ramen provoi se ishte i dëmshëm për vendin.
“Dialogu midis meje dhe Rames provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë për mënyrën si u keqpërdor nga një njeri që hiqet si kryetar i PS, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, dëmtojnë dhe interesat e socialistëve, dëmtojnë dhe interesat e demokracisë”- tha Basha.





