Për rreth dy orë ka zgjatur takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane nuk preferoi të flasë para mediave ndërsa shkurtimisht kreu i PD, u shpreh se me ambasadoren pati një shumë të mirë.

“Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë e përfaqësuesen e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryedemokrati Basha për mediat.

Takimi vjen disa orë para manifestimit të thërritur nga kreu i shtetit, Ilir Meta ku edhe kryedemokrati ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.