Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas deklarates se Lulzim Bashes se e largonte nga grupi parlamentar, derisa te zgjidheshin ne rruge ligjore akuzat ndaj tij.

Sipas Berishës, Lulzim Basha duhet të konsideronte më parë dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD.

Në një lidhje në Syri.net, Berisha tha: “Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elemnetare të një force politike të një shoqërie të lirë, nuk mund ta marr. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka patur, por pavarësisht nga presioni mendoj se herë më parë do të konsideronte dorëheqjen e tij e se sa të dorëzonte sovranitetin e PD”.

Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asgjesoi PD si parti sovrane.