Në mbyllje të protestës së sotme në selinë e PD, para mijëra protestuesve, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi protesta në të gjithë Shqipërinë. 

“Shqipëria do jetë e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan ti japin fund padrejtësië. Duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. Duan t’i japin fund parlamentit të krimit. Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli. Shqipëria do ketë një të ardhme, ky është mesazhi i gjithë popullit. Bëhuni gati anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë fitore”, tha Basha.

Basha e ka mbyllur falimin e tij duke kënduar himnin kombëtar së bashku me protestuesit dhe simbolin e shqiponjës.