Sot në Durrës ishin të pranishëm Eduard Selami dhe Lulzim Basha, që shfaqën vizionet e tyre para demokratëve.
Dy ditë më parë ishte Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaj, të cilët u pritën me shumë entuziazëm nga demokratët në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Por si u pritën Selami dhe Basha? Sa ishte pjesëmarrja për të? Selami i lejoi kamerat në sallë përgjatë gjithë takimit, edhe kur u pyet nga anëtarësia dhe pse jo e vunë edhe në siklet e vështirësi me pyetje.
Po Basha si u prit nga demokratët? Basha nuk i lejoi praninë e kamerave në takim.
“DurrësLajm” sjell fotot e marra nga operatori ynë në takimet e zhvilluara të Selamit, Bashës dhe Patozit më herët.
K.H.





