Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi sot aleatët për të diskutuar mbi çështje kryesore që sipas opozitës janë: zgjedhje të lira dhe të ndershme, sistemi që të garantojë përfaqësimin e shqiptarëve dhe platforma opozitare me taksa të ulëta, garantimin e pronës private, garantimin e lirisë si rrugët për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike drejt një ekonomike të fortë me një të ardhme të sigurtë.
“Ku regjim oligarkik dhe kriminal është përgjegjës për shpunësimin masiv të tyre, për varfërinë, për eksodin masiv janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.
Ai e vuri theksin dhe te situata ekonomike. “Duhet një sens realiteti nga qeverisja për ndihmuar biznesin dhe jo një sensi donkishotesk prej Borati si ai që shprehu sot Edi Rama, ku në vend të ulte kokën dhe të reflektonte për atë që i thotë Banka Botërore, thërret “urra, urra!” për mosushqyerjen e fëmijëve shqiptarë, për rënien e punësimit, për eksodin, për korrupsionin”, tha ai.





