Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sot në Gjirokastër, ku edhe zhvilloi një takim me strukturat e PD-së në këtë rreth dhe me qytetarët.

Sipas liderit demokrat, betetja e parë e PD-së në qeverisje do të jetë ekonomia ndërsa thotë se do t'i jepet fund monopoleve, klientelizmit dhe kapjes së ekonomisë

“Beteja jonë e parë në qeverisje do të jete për ekonominë. Ne do ti japim fund monopoleve, klientelizmit dhe kapjes së ekonomisë. Do krijojmë kushte për konkurrencë të ndershme dhe investime të huaja të cilat do ti japin zhvillim ekonomisë dhe do të krijojnë vende pune!”, shkruan Basha në Facebook.