Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë këtë fundjavë një ekspeditë alpine nga Valbona në Theth.
Në një postim në Twitter, Basha e cilëson natyrën aty si një mrekulli të papërshkrueshme.
“Sot ekspeditë alpine nga Valbona në Theth: Një mrekulli e papërshkrueshme me fjalë. Nuk ka vend më të bukur se i yni! Le ta kthejmë në bekim për çdo shqiptar.“, shkruan kreu i opozitës.





