Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar një nga zonat e përmbytura në Fushë-Krujë.
Basha është në Bilaj, ku emergjencat civile sipas tij kanë vepruar me vonesë. Kreu i opozitës kërkoi të ndihmohen familjet e prekura.
Në Fushe-Krujë janë përmbytur 2 lagje me 1500 banorë dhe tërësisht 3 fshatra me zonën e Bubqit me 100 shtëpi dhe 600 ha tokë.





