Si në çdo qytet tjetër ku ka shkuar për të vijuar takimet elektorale, edhe në Berat kryemdeokrati Lulzim Basha është pritur nga dhjetëra qytetarë.

Kryetari i opozitës u shpreh i emocionuar nga pritja e qytetarëve, ndërsa tha se Shqipërisë i ndodhi aksident kur u zgjodh Rama kryeministër.

“Jam i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje në Beratin e Lashtësisë në Beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri, po takoj shqiptarë që duan ndryshim“, tha Basha.