Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama pak minuta pas reagimit të tij në “Twitter”.
Basha shkruan në rrjete sociale se të gjithë e dinë se me Ramën, Shqipëria ka ngecur në vend.
“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!”





