Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur edhe ai pas takimit te dyte me Ramen ne Presidence. Ai tha se Rama erdhi pa asnje oferte te re ne kete takim dhe ai ishte nje perseritje e te djeshmit.

“Pala tjeter nuk pranon qe te dorezoje kriminelet me pushtet, te cilet vazhdojne te mbajne pushtetin e tyre”, tha Basha.

Ai tha se gjendja e Shqiperise eshte alarmante sa i perket droges.

“Shqiperia eshte kthyer ne nje Kolumbi, por ndryshe nga kjo, droga kontrollohet vertikalisht, pra nga shteti”, tha Basha pas takimit.

“Pala tjeter nuk pranon pergjegjesine per krizen dhe thote se kjo eshte nje krize partiake, kur e gjithe bota e njeh si krize te qeverise”, tha Basha.

“Kunderpropozimi yne perbehet nga dy kollona, e para eshte qeveria teknike qe krijon kushte per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ketu hyn kollona e dyte qe brenda 6 muajsh nga zgjidhja politike votimi dhe numerimi elektronik”, tha Basha.