Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka bërë me dije se opozita po verifikon dhe analizon besueshmërinë e gjithë informacionit që disponojnë, lidhur me skandalin që ka paralajmëruar pak ditë më parë se do të publikojë.

"Së pari opozita është serioze dhe analizon cdo informacion të marrë nga rrugë të besueshme, partnerët, mediat, apo denoncimet e qytetarëve. Ne do bëjmë një analizë të provave që janë sjellë dhe analizë ligjore. Gjithçka që na vjen në vëmendje dhe verifikohet se ka besueshme, hapi i parë është tu bëhet publike mediave. Por, sot vëmendja duhet të jetë për konkluzionet e gripit parlamentar për mbledhjen e nesërme për buxhetin."