Për kasaphanën që ndodhi një natë më parë në Nice, ku mbetën 84 të vdekur, ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe jep kurajën se pas këtij akti terrorist, Franca do të ringrihet më e fortë.
“Ngjarja shokuese në Nice të Francës ku nga një sulm shtazarak kanë mbetur mbi 80 të vdekur, ka sjellë trishtim e zemërim kudo në mbarë botën dhe në Shqipëri. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të uroj nga zemra shërim të shpejtë të të plagosurve.
Akti i pabesë terrorist, në orën që të rinj, fëmijë, burra e gra po festonin ditën kombëtare, ka lënduar gjithkënd, por jam i bindur se Franca do të ringrihet më e fortë. Ne jemi më të bashkuar se kurrë në luftën pa kompromis kundër çdo lloj ekstremizmi që merr jetë të pafajshme”, mbyllet reagimi i liderit demokrat.





