Pas deklarimit se jepte dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u largua nga selia në këmbë pa pranuar të japë komente ndaj gazetarëve.
Ai u drejtua së bashku me një grup mbështetësish drejt një restoranti në “Rrugën e Elbasanit” në këmbë.
Si duket i hutuar nga dorëheqja, Basha nuk e kishte mendjen dhe tentoi të kalonte rrugën me semafor të kuq, duke rrezikuar të shtypej nga makinat që po kalonin.





