Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ashpër në përgjigjet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se ai nuk e pështyn partneritetin 16-vjeçar me Sali Berishën, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe ironitë për kryeministrin.

Ne e kemi nisur pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite partneritet më Sali Berishën. Nuk përshty. S’kam ndërmend që të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, të eksiton. Të këtij procesi të përbaltjet, të llumit dhe gënjeshtrave. Pyes veten time se çfarë duhet të bëjë që PD të bëhet sërish valvova dhe zemra e shpresës, jo thjesht për demokratët, po të paktën për atë 61 mijë shqiptarët që na votuan. Ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe s’ka fuqi që ëendalë. Me sjellje blasfemuese, s’ka Zot që të shpëton!”, tha Basha.