I ftuar në “360 gradë” në Ora News, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestën e nesërme para godinës së Parlamentit.
"Ky rast nuk e përsërit 2017-ën, ku ne zgjodhëm të mos përplasnim shqiptarët. Sot pas dy vjetësh ne jemi të bindur që marrëveshja nuk funksionoi. Bashkë me Avdylajt, Bajrat etj vodhi votat e shqiptarëve. Çfarë kërkojmë ne? Të kthejmë Shqipërinë te vlera europiane, të rikthejmë legjitimetin politik. Hapat që kemi hedhur nuk përsërisin 2017-ën”, u shpreh Basha.
"Regjimi i Ramës ka mbaruar. Do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë verë. Kjo nuk është betejë për pushtet, nuk duam largimin e Ramës, por t'i japim fund kohës kur parlamenti drejtohet nga krimi", shtoi kreu i PD-së.





