Në ditën e 46-të të protestës, Lulzim Basha i bëri thirrje të hapur sot kreut të LSI-së, Ilir Meta, , pas qëndrimit të tij të mbrëmshëm për qeveri besimi.

Nga çadra e lirisë, lideri i PD-së ndër të tjera i bëri thirrje për reflektim dhe kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë teknike.

“Kemi parashtruar prej ditësh zgjidhjen për Shqipërinë, në këtë krizë të thellë. Jo një zgjidhje radikale, por një zgjidhje politike që i ofron një rrugë të paqtë Shqipërisë. Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë një nga dy partnerët e Qeverisë ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi: ‘Në qoftë se kjo zgjedhje është e sinqertë mirë se vjen te “Shqipëria e para”. Nuk kërkojmë pazare politike, aleanca të kurdisura.

Është rasti t’i drejtoj një thirrje njeriut që tashmë është identifikuar si pengesa e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Njeriut, i cili ka vënë dhe po vë karrigen e tij para demokracisë, para zgjedhje të lira dhe të ndershme, që të reflektojë dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike dhe me zbatim të gjerë politik. Dita po afron, kur pushtetin nuk do ta kenë më ata, por do ta keni ju. Vendimmarrja nuk do jetë monopol i kryeministrave, ministrave, apo pushtetarëve arrogantë. Do jenë prodhim dhe ekspozim i vullnetit dhe dëshirave tuaja. Ky është premtimi i Republikës së Re. E kam parë këtë ditë me qendra herë, ëndrra po vjen. Ëndrra po bëhet realitet. Ndaj për këtë na duhet qëndresë. Mos harroni, republika e vjetër ka në këto lojë miliarda euro të shqiptarëve”, përfundoi Basha.