Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha teksa ky i fundit e quajti sot peng të Ramës.

Përmes një reagimi në Twitter, Basha shkruan se halli i Berishës është hall ndryshe nga ai i qytetarëve, pasi sipas tij ai shpik dhe kërkon armiq për të fshehur dështimin e tij.

Ai thekson se rezultati nuk do të ishte ky që është sot, nëse Berisha do të sulmonte kryeministrin Rama aq sa ka sulmuar të tjerët.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, tha Basha.