Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Ilir Metës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.

Ai më tej shprehet se Meta është njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për të fuqizuar Edi Ramën, ndërsa vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.

Reagimi i Bashës:

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.

Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bejë pazarin e rradhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.

Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj.

Çfarë tha Ilir Meta për Lulzim Bashën:

Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë (PL-së), një partie parlamentare, partia e tretë parlamentare? Po ja dhe bllokuan ato llogari të PL., do bllokojnë Partinë e Lirisë, Ilir Metën?

Do të fshehin aferën më të zezë, që nga krijimi i shtetit shqiptar, aferën e djegësave, të Lulzim Bashës, dhe Edi Ramës?

Hë mo Tedi, e fshehin dot ata? E fshehin dot shkrimin e 28 Prillit, po emailin e 27 Prillit? E fshehin dot?
Dum – Duman, kjo qënie e përshtirë, që ka marrë peng njerëz, Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre, për ti përdorur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri!

Ne kemi parimet e Bajo Topullit. Kaq, ta dinë mirë ata, se cilat ishin parimet e Bajo Topullit, të lexojnë histori, se nuk do të ja u shpjegoj unë.