Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përgjigje të lëvizjes së re për ri-ngritjen e PD-së nga ana e Astrit Patozit, tha se sulmi ndaj kryetarit nuk është ide politike dhe se nuk vlejnë sulmet nga kafenetë.
“PD sapo ka përfunduar procesin e analizën. Është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen politike. Pretendimi që propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Ato nuk shqyrtohen nga kryetari, por nga kuvendi”, tha Basha, duke shtuar se “sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD-së media nuk u shërbejnë demokratëve që përballen ditë për ditë me krimin në pushtet, me revanshin e drogës, me varfërinë, papunësinë, me largimin nga skemat e ndihmës ekonomike. PD dhe demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit, kundër drogës dhe kundër kapjes së politikës nga krimi dhe drogë. Kjo është një kauzë që do t’i bashkë demokratët pa dallim dhe në këtë kuadër nuk vlejnë as sulmet personale nga kafenetë dhe as deklaratat e pabazuara. Unë i bëj ftesë çdokujt që bashkohet rreth këtyre vlerave, dhe kjo është themelore, këdo, absolutisht këdo, në një proces të hapur, modern dhe evropian, nga e cila PD do të ndërtojë alternativën jo thjeshtë të procesit për nesër, por të transformimit politik dhe ekonomik të vendit.”
Basha tha se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në pranvere dhe aty është vendi qe të japin të gjithë idetë. Procesi i bashkimit te partisë nuk është proces negociatash personale me kryetarin sipas tij.





