Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me projektin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se puna e teatrit ishte thjesht lojë. Basha e cilëson Ramën ‘hajduti psiqik’, që sipas tij nuk e zë gjumi për 6 kullat 200 milionë euro.

"Puna e Teatrit ishte loooja!

Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!

Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës", shkruan Basha.