Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës në fjalën e tij në Kuvend. Sapo e nisi fjalën, Basha ka akuzuar Ramën dhe deputetët socialistë si janë të lidhur me krimin në çdo qytet të Shqipërisë.

Kreu i PD në fjalën e tij u ndal dhe tek qyteti i Durrësit, duke akuzuar kreun e bashkisë, Vangjush Dako i cili në bashkëpunim me Ramën kryen marrëveshje me bandat kriminale, sipas Bashës.

“Në Durrës i ka bërë të gjitha në lidhje me Vangjush Dakon dhe këto i dhanë votat Edi Ramës ne Durrës, Shkodër, Lezhë, Shijak, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, dhe në Korçë me bandën e Rragamit dhe bandës së 7 dyqaneve aty ku flet dhe fle me kriminelet. E njëjta skemë që ke përdorur gjithë këto vite rresht.

Po Taulant, ju rrini bashke dhe është e njëjta skeme që ke përdorur në  6 vjet. Rroshin e trajtove si makinerinë e votave duke e shkrirë në një me pushtetin, PS-biznesin. Çdo emërim në Kavajë bëhej vetëm me pëlqimin e Elvis Roshit, njësoj në Durrës me Vangjush Dakon dhe  kudo.”