Lulzim Basha tha këtë të enjte para gazetarëve se Partia Demokratike është në proces reflektimi dhe se ai është i gatshëm që të bëjë çdo gjë në interesin më të mirë të partisë.

“Do vazhdojmë me mbledhjen e kryesisë. Jemi në proces reflektimi dhe do të marrim përgjegjësitë duke filluar nga unë i pari. Nëse unë paragjykoj se çfarë do ndodhë pa folur me bashkëpunëtorët… Kryetarët e degëve kanë kontakt me strukturat në bazë. Jemi në proces reflektimi dhe duhet të respektojmë ata njerëz që kanë mendimet e tyre. Prandaj jemi në një proces, një proces që nisi pas 6 Marsit dhe do të vazhdojë. Është një proces i thellë reflektimi me një synim, interesin më të mirë të demokratëve.

Jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD. Jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD, por duhet të keni pak durim. PD do të dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar”, tha Basha.