Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Basha, shkruan se opozita do të jetë në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë.
"Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!"





