Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat tha se amnistia penale ka si qëllim që të lirojë zyrtarët e korruptuar.

Basha renditi dy kushtet e opozitës për të votuar Amnistinë, së pari heqja dorë nga propozimet për të përfituar zyrtarët e korruptuar dhe tjetra të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit.

“Dëgjuam një deklarim të PS për arsyen se pse u hoq amnistia. Shpresoj të jetë pjesë e gënjeshtrave të këtyre ditëve dhe të mos jetë pjesë e pazarit të gjësë së gjallë për të peshkuar deputetë për të votuar. Përfitimi i protestuesve të PD dhe protestave qytetare është i panegociushëm.  Hapi i parë që e zgjidh këtë, është heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit. Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme. Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm”, tha Basha.