Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha feston sot ditëlindjen.
Mes qytetarëve ku kishte shkuar për një takim elektoral në kryeqytet, kjo ditë ka qenë ndryshe dhe me emocione për liderin demokrat.
Teksa ai është futur në një lokal, është pritur me brohoritje dhe urime.
Nuk kishte si të mungonte edhe torta, e cila ishte zbukuruar me mbishkrimin “Republika e re”.
Videon e ka publikuar vetë Basha në faqen e tij në “Facebook”.





