Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar prokuroren e krimeve të rënda, Donika Prelën, si autoren e grisjes së fletarrestit për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.
Sipas Bashës, kamikazja e Ramës po prish hetimin për krimin elektoral të Dakos në Durrës.
Postimi i Bashës në Twitter:
Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.





