Sali Berisha hedh poshtë çdo opsion që Lulzim Basha të jetë pjesë e listave të kandidatëve të PD për deputet, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit 2025.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, i pyetur nëse Basha do të kandidojë për deputet si përfaqësues i listës së PD, Berisha dha këtë përgjigje:
“Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla. Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje”.
Ndërsa pyetjes nëse do e heqë Bashën nga Grupi Parlamentar i PD-së, ish-kryeministri iu përgjigj: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën. Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës.
Deklarata e Berishës
Kuvendi reflektoi kërkesën tuaj për të qenë edhe formalisht pjesë e grupit parlamentar të PD, ju tashmë jeni pjesë e grupit dhe formalisht nga Kuvendi. Ju do ta përjashtoni Lulzim Bashën nga grupi parlamentar i PD, meqenëse ai vazhdon të jetë pjesë e grupit parlamentar, formalisht në parlament?
Berisha: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën. Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës.
Duke qenë se nuk po jepni një përgjigje, a do ta hiqni apo jo nga lista dhe grupi i PD, a do të jetë Lulzim Basha pjesë e listave të kandidatëve të PD, për deputet?Berisha: Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla.
I referoheni çështjes ‘Toyota Yaris’, z. Berisha, meqenëse bëtë këtë?
Berisha: Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje.