Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në deklaratën për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar se Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky: Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa vetting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar. Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar”,- tha Basha.