Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar operacionet e ditëve të fundit të policisë, shkatërrim të dosjes për të shpëtuar kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

"Vangjush Dako kryesori, të tjerët janë peshq të vegjël për të shëptuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar prova të tjera. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela. Ngjarjet e djeshme janë pjesë e skenarit për prishjen e dosjes. Peshqit e vegjël do lirohen, akuzat do lehtësohen. Është pjesë e skenarit të prokurorisë. Duke iu servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë disa peshq të vegjël të mbyllet hetimi për Dakon dhe për të paktën 4 deputetë të tjerë socialistë. Përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me arrestimin e disa peshqve të vegjël ose të ngordhur", deklaroi kreu i PD-së.