Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” pas vizitës 1-ditore që pati në SHBA.

Mbështetës të PD-së kanë dalë ta presin Bashën në aeroport. Në fjalën e tij të shkurtër, Basha e quajti takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trump të jashtëzakonshëm.

“Takim i jashtëzakonshëm në një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethënëse kushtuar një prioriteti madhor për SHBA dhe prioritetit nr. 1 për ne, punësimin, ekonominë. Ishte takim i jashtëzakonshëm. I jashtëzakonshëm mbështetja e Trump-it për Shqipërinë e shqiptarët. 10 ditë për t'u ndarë një herë e mirë me republikën e mashtrimeve, korrupsionit e drogës e kriminelëve dhe për t'i hapur dyert republikës së re”.