Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Basha thekson në Twitter se qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare.
“Sot në #Holokaustremembranceday kujtojmë dhe nderojmë viktimat e holokaustit dhe gjithë brezat e humbur prej tij. Qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare. #neveragain #neverforget”, shkruan Basha.





