Kryeopozitari Lulzim Basha, ‘braktisi’ sot protestën duke lënë ‘çadrën e lirisë’, për t’iu bashkuar festës së Ditës së Verës në Elbasan.
Gjatë një vizite në panairin që bëhet çdo vit në Elbasan, Basha, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Aurela, nuk i kurseu batutat.
Në një bashkëbisedim me një tregtar mjalti, kreu i PD-së pyeti: “A pati prodhim sivjet apo hashashi bëri të veten?”. E menjëhershme ishte dhe përgjigja e tregtarit i cili iu drejtua duke thënë se: ‘Bleta e zgjedh lulen kur kullot’.
Më herët ai uroi shqiptarët, ndërsa u shpreh optimist për faktin se sipas tij kohë më të mira po vijnë për Shqipërinë. “Dita e Verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohë më të mira që po vijnë”, theksohet në urimin e Bashës.





