Gjatë tryezës së dialogut “Harku opozitar euro-atlantik”, Lulzim Basha pohoi se ka ngelur vetëm një vit nga zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se vendi është me një sistem të cunguar.

“Jemi 2 vit para zgjedhjeve. Nuk ka demokraci pa proces.

Listat e hapura nuk i kërkojmë për interesin tonë. Listat e hapura janë kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër, mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në Parlament ata që qytetarët mendojnë se duhet t’i drejtojnë.
Lista e hapur nuk është interes partiak, por shërbim ndaj shqiptarëve.
Duhet votimi dhe numërimi elektronik.

Kundërshtohet pa asnjë argument. Jepet si arsye vetëm kostoja financiare”, tha ai.