Pas videos së ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini, i cili i shpalli luftë mafias nw vendin e tij, reagoi edhe kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha.

Sipas Bashës, ky është një mesazh i qartë edhe për mafian shqiptare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh të fortë për mafian, duke thënë se koha e ndryshimit po vjen.

“Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realititetit të deri djesshëm…”, shkruan Basha.

Ndërsa më herët ministri italian shkroi se do t’i pëlqen të kujtoheshe si njeriu që luftoi Kamorrën dhe Ndraghetën.

Për mafiozët mbaroi koha, kur bënin si t’ju donte qejfi! Tani duhet të demonstrojmë se shteti është më i fortë. Në fund, do të më pëlqente të kujtohesha si ai që luftoi Kamorrën, Ndragheten dhe mafian më shumë së të tjerët”, shkroi Salvini.