TIRANE,13 tetor 2013 -Një ditë pas ftesës së hapur të Edi Ramës për takim me opozitën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në selinë blu aleatët. 

Takimi nisi gjatë paradites së sotme ka pasur si temë e diskutimi  ligji për statusin e Nëpunësit Civil, ligj për të cilin kreu i mazhorancës ftoi opozitën që ta diskutojnë me qëllim përmirësimin e tij para futjes në zbatim. Të pranishëm në takimin prej 1 orësh kanë qenë Fatmir Mediu i PR, Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Dashamir Shehi, ndërsa mungoi Nard Ndoka.
Pas  përfundimit  të takimit me Bashën,u prononcua  për mediat  kreu i PR, Fatmir Mediu. 
Mediu vlerësoi se akti normativ për statusin e Nëpunësit Civil është antikushtetues dhe si të tilla, opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Mediu theksoi se do ketë një përgjigje me shkrim për Ramën dhe se qëndrimi i aleatëve opozitarë do të jetë i unifikuar.