TIRANE,13 tetor 2013 -Një ditë pas ftesës së hapur të Edi Ramës për takim me opozitën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në selinë blu aleatët.
Takimi nisi gjatë paradites së sotme ka pasur si temë e diskutimi ligji për statusin e Nëpunësit Civil, ligj për të cilin kreu i mazhorancës ftoi opozitën që ta diskutojnë me qëllim përmirësimin e tij para futjes në zbatim. Të pranishëm në takimin prej 1 orësh kanë qenë Fatmir Mediu i PR, Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Dashamir Shehi, ndërsa mungoi Nard Ndoka.
Pas përfundimit të takimit me Bashën,u prononcua për mediat kreu i PR, Fatmir Mediu.
Mediu vlerësoi se akti normativ për statusin e Nëpunësit Civil është antikushtetues dhe si të tilla, opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Mediu theksoi se do ketë një përgjigje me shkrim për Ramën dhe se qëndrimi i aleatëve opozitarë do të jetë i unifikuar.
Basha mbledh aleatët për “Nëpunësin civil” Mediu: Qëndrimi ynë i unifikuar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Humb jetën 27-vjeçari në Kamëz, e zuri korrenti teksa po rregullonte një depozitë uji
“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Pse e shkarkoi Ristanin, Tirana më e pistë dhe pa ujë
Avokatët e njohur braktisin D4vd, këngëtari përballet me akuza të rënda për vrasjen e 14-vjeçares
Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen





