Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim me strukturat e partisë. Takimi mësohet se do të zhvillohet në orën 20:00 në qytetin e Beratit.

Ky takim është informal, ndërkohë që më pas mësohet se kryedemokrati do të japë një deklaratë për mediat.

Ende nuk dihet biseda që do të zhvillohet në kuadër të këtij takimi të papritur, por kujtojmë se sot paradite kryedemokrati ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin Ilir Meta.