Pasditen e kësaj të diele, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në seli për herë të dytë drejtuesit politik të PD në qarqe.
Në këtë takim do të diskutohet për situatën qark pas qarku, sidomos pas problemeve të fundit të motit dhe bllokimit të mijëra qytetarëve nëpër rrugët e vendit, për shkak të dështimit të shtetit.
Gjithashtu Basha pritet të japë edhe porositë e reja për drejtuesit politikë në qarqe, ndërsa do kërkojë që ata të jenë më pranë njerëzve.





