Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka takuar sekretarët dhe kryetarët e degëve në selinë e PD. Në mbledhje po bëhet analiza e zgjedhjeve.

Ky takim vjen pas zgjedhjeve parlamentare të datës 26 prill. Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet edhe për zërat kritikë ndaj liderit Basha, pas fitores së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.

Një sërë eksponentësh brenda PD-së kanë kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti, pasi ka humbur zgjedhjet.