Një axhendë e ngjeshur për Partinë Demokratike. Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbledh sot grupin parlamentar si dhe kryesinë e partisë. Takimi pritet të zhvillohet në orën 18:00 në selinë e PD-së.
Takimi vjen një ditë pas vendimit të gjykatës për ish-deputetin Salianji dhe miratimit të paketës antishpifje.
Aktualiteti politik dhe situata pas tërmetit do të jenë në fokus të diskutimeve, por edhe çështje organizative të brendshme. Po ashtu mësohet se në rend të ditës është edhe diskutimi për çështjen e tërmetit.





