Kreu i PD-së Lulzim Basha mbledh sot në orën 18:00 kryesinë e Grupit Parlamentar.
Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet, por duke iu referuar ngjarjeve të fundit temë diskutimi mund të jenë zgjedhjet e reja për drejtuesin e forumit rinor dhe grave.
Kujtojmë se Belind Këlliçi ka dalë në krahun e Sali Berishës.
Temë diskutimi mund të jenë dhe çështjet parlametare, pasi PD së fundmi ka prezantuar tri amendamente, që parashikojnë ndryshime në kodin zgjedhor, reformë të re territoriale dhe vettingun në politikë.





