Tiranë, 17 maj 2014 – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot strukturat e partisë për të dhënë direktivat për protestën e radhës që opozita do zhvillojë në kryeqytet, me qëllim largimin e kryeministrit Rama.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë deputetë të PD-së, koordinatorët e të zgjedhur vendorë. Protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet ditën e premte.
Në protestën e kësaj jave, Basha paralajmëroi se protestat opozitare do të vijojnë deri sa kryeministri Rama të japë dorëheqjen. Opozita pretendon se ai është përgjegjës për trafikun e drogës në vend.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





