Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në ambientet e selisë së PD-së. Ai tha se kryeministri Rama e ka marrë vulën e largimit dhe e ka marrë nga shumica absolute e shqiptarëve.

Lulzim Basha: Falë kurajës tuaj, betejës tuaj, ditën dhe natën edhe kur gazi fluturonte në këmbët tuaja. Falë sakrificës tuaj për liri dhe demokraci, sot shumica absolute e shqiptarëve kanë përqafuar thirrjen tuaj “Rama Ik”. Edhe në ditën më të zezë qyqari hajdut, ku pa kundërshtar përballë nisi të vjedhë veten e tij. Edhe një herë dua të falenderoj secilin prej jush njerëz të sakrificës dhe betejës. Së bashku e vazhduam këtë betejë dhe sot jemi të bindur se jemi në krye të shumicës absolute.