Pasi tërhoqi turmën drejt selisë së Partisë Demokratike, lideri i opozitës, Lulzim Basha mbajti edhe një fjalim para protestuesve. Ai i cilësoi pjesëmarrësit në protestë, si misionarë të lirisë, të cilët do të meritojnë mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve ndër breza.
“Dita e sotme hyri në historinë tonë të paskomunizmit, si dita e bashkimit më të madh te sheshi “Dëshmorët e Kombit” dhe për këtë çdo shqiptar sot, e çdo brez në të ardhmen, ju ka borxh një mirënjohje juve misionarëve të lirisë dhe demokracisë”, tha Basha.
Më pas kreu i Partisë Demokratike nxori në pah vendosmërinë e protestuesve, që sipas tij vunë në panik Edi Ramën dhe pushtetin.
“Gjithë bota pa sot me sy vendosmërinë tuaj për të fituar lirinë dhe demokracinë që meritoni. Sot ne pamë se si dridhej nga paniku qeveria e krimit, ndërsa të gjithë ata që mbrojtën mafian në pushtet, do të mbajnë përgjegjësi”, tha kreu i PD-së.
Në fund të fjalës së tij, Basha pati edhe një mesazh për faktorin ndërkombëtar, që thuajse gjatë gjithë kohës, ka mbajtur një qëndrim kundër me atë të Partisë Demokratike dhe frontit opozitar.





