Pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar protestës së babnorëve të Astirit.
Në ditën e 127-të të protestës, Basha u ndal te afera për projektin e "Unazës së Madhe" pas të cilit qëndron mafia sipas tij, ku ndër të tjera tha se firmat fantazmë donin të vidhnin popullin.
"Kemi hyrë në muajin e 5-të të kësaj proteste të përditshme dhe përnatshme dhe për këtë meritoni respektin tonë. Shpesh kam qenë këtu dhe kam dhënë mesazhet e mia, për atë që nxorrën në pah korrupsionit. Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe në korrupsionit. Shtëpitë e tyre do ishin rrafshuar po të mos ishte për vendimin që ata morën, të mos ulnin kokën, për pronën e tyre dhe dinjitetin e tyre. Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës. Këtu vendimet siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore. Këtu vendimet i mori mafia, Damian Gjiknuri dhe ata të lidhur me të. Shoqëroi edhe nëna shtatzënë. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarër, por nuk i theu dot. Ai përfaqëson llumin e kësaj shoqërie që ka ardhur koha ta pastrojmë. Koha e hajduteve merr fund së bashku me Edi Ramën."





